Benitez ia hap rrugën Milanit

Agjenti i ish-trajnerit të Interit, Rafael Benitez, thotë se nuk ka pasur kontakte me Milanin por se spanjolli është i hapur për negociata.

Benitez është lidhur me një marrje nën drejtim të Milanit nëse Rossonerët shkarkojnë trajnerin Massimiliano Allegri, dhe agjenti i ish-trajnerit të Liverpoolit, nuk e mohon një mundësi të tillë.
“Nëse Rossonerët do të telefonojnë, Rafa Benitez do ta vlerësojë propozimin dhe do ta analizojë atë me kujdes”.
“Nëse Milani kërkon të bisedojë me të, mirë, ne jemi të gatshëm për të gjithë, jo vetëm në Itali”, ka thënë Manuel Garcia Quillon për Tuttomercatoweb.