Ferguson i kënaqur me fitoren në Kupë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i kënaqur me fitoren ndaj Newcastle United në kuadër të Capital One Cup.

“Jam shumë i kënaqur. Mbi të gjitha, duke marrë parasysh se sfida ishte mes dy skuadrave të Ligës Premier dhe Newcastle mbase është një ekip më i fuqishëm se ne fizikisht, ne luajtëm një futboll fantastik. Ne luajtëm futbollin tonë dhe ngulmuam me atë dhe kishim një kompozim të mirë në lojën tonë”.
“Vërtet isha i kënaqur me këtë dhe mendoj se merituam të fitojmë. Newcastle është skuadër shumë e fuqishme andaj është mirë që e kaluam atë”, ka thënë Ferguson.