Galliani: E rëndësishme ishte vetëm fitorja

Adriano Galliani është i ngazëllyer me fitoren 2-0 të Milanit ndaj Cagliarit dhe beson se ka mjaft potencial në skuadrën aktuale, që ajo të luftojë për titullin e Serie A.

“Vetëm rezultati ishte i rëndësishëm sonte. Ne luajtëm më mirë se sa që luajtëm në pjesën e dytë”.
“De Jong dhe Ambrosini në ballë të mbrojtjes duket një zgjidhje e mirë dhe ua kam thënë këtë Tassottit dhe Allegrit. E kam admiruar Milanin e Capellos dhe miku im Leonardo luajti po ashtu në atë mënyrë”.
“Ne përfundimisht nuk e kemi ekipin më të keq se ai të cilin e humbëm. Robinho u kthye sonte dhe Pato do të kthehet së shpejti dhe me Niang në sulm ne kemi shumë opsione”, ka thënë Galliani.