Rodgers i ngazëllyer me Sahin

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është i ngazëllyer me dy golat e Nuri Sahin në fitoren e Kupës ndaj West Bromwich Albion.

Rodgers beson se forma më e mirë e Sahin ende pritet të vijë, pasi ai iu bashkua Redsave në formë huazimi nga Real Madridi.
“Nuri ende po mësohet me shpejtësinë. Ka qenë vështirë për të. Ai ka qenë jashtë fushe për një kohë aq të gjatë dhe ka ardhur këtu dhe ka munguar një pjesë të para-sezonit”.
“Por çdo ditë ai bëhet edhe më i mirë. Ai ka një arrogancë të shkëlqyeshme futbolli, është i tmerrshëm në top”.
“Me golin e tij të parë ju patë se ai ka teknikë të mirë, ai nuk ka frikë të godasë dhe ai mund të arrijë te kuadrati dhe të shënojë gol, siç tregoi me golin e dytë”, ka thënë Rodgers.