Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka deklaruar se ai nuk aktroi në goditjen e Guy Medel në fytyrën e tij. Ky i fundit u përjashtua, duke shkaktuar akuza nga tabori madrilen për ndihmë nga gjyqtarët.
“Jam goditur në fytyrë dhe për këtë arsye gjyqtari i tregoi karton të kuq lojtarit kundërshtar. Unë e pashë një penalti në pjesën e parë që nuk na është dhënë, por ndeshja u balancua vetvetiu”.
“Kishte kontakt, për arsye se ai ma goditi fytyrën dhe bota e futbollit e di se çfarë do të thotë kjo. S’kam nevojë të flas për këtë. Në futboll këto goditje janë drejtpërdrejt karton i kuq”, ka deklaruar Fabregas pas ndeshjes.





