Vilanova lëvdon impaktin e Villas

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka lëvduar impaktin e sulmuesit spanjoll David Villa në sfidën ndaj Sevillës, të cilën Blaugranët ishin duke e humbur deri në minutat e fundit.

“Villa është absolutisht lojtar vital për ne. Ai e ka nga Zoti atë dhuntinë për të shënuar gola të tillë. Kisha arsye pse e shfrytzova si sulmues qëndror ekstrem. Pas vetëm një muaj në aksion, s’ka mundur të jetë më mirë për të. Formacioni 3-4-3 e ka ndihmuar Villan që të tregojë vlerat e tij”.
“Cesc ka vrapuar shumë dhe luajti në nivelin më të lartë, gjithnjë duke reflektuar dëshirën për të bërë mirë për ekipin. Ai ka treguar se po ndihet më mirë e më mirë. Ky është kampionat shumë i fortë dhe është mirë të kesh avantazh ndaj Real Madridit. Ka edhe shumë ndeshje dhe shumë ndeshje të vështira po na presin”, ka thënë Vilanova.