Mourinho: Zidane u largua para dy muajve

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se Zinedine Zidane ka dhënë dorëheqje nga roli i drejtorit te Real Madridi rreth dy muaj më parë, ndërsa ishte francezi që e njoftoi personalisht kryeteknikun.
Kishte spekulime se Mourinho dhe Zidane ishin në konflikt me njëri-tjetrin, ndërsa kjo duket se ka rezultuar me dorëheqjen e këtij të fundit.
“Ka dy muaj që prej se ai na ka thënë lamtumirë, ai tha se po kërkonte lumturi, do të shkonte diku ku do të ishte më i lumtur”.
“Ai ka vendosur të bëhet trajner dhe kjo është e tëra. Është diçka publike që të gjithë e dinë. Integrimi i tij në zejen e trajnerit ka qenë publik dhe ai po bëhet gati që të bëhet trajner në Francë. Nuk e di pse tani po del kjo, kur ai ka shkuar që dy muaj”, ka thënë Mourinho.