Drogba (ende) nuk është penduar

Didier Drogba thotë se ai është “vërtet i lumtur” te Shanghai Shenhua dhe shpreson ta mbyllë kontratën e tij dyvjeçare e gjysmë te klubi kinez.

Sulmuesi 34-vjeçar u largua nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar dhe si agjent i lirë vendosi të nënshkruajë për Shanghai Shenhua, por problemet financiare të skuadrës kineze kanë nxitur spekulimet se ai mund të kthehet në Ligën Premier.
“Shpresoj të qëndroj më shumë pasi vërtet jam i lumtur këtu. Më mungon Liga Premier, pasi është liga më e mirë në botë, por vërtet nuk jam penduar për zgjidhjen time”.
“Unë sapo kam arritur, rreth dy muaj më parë, andaj jam i lumtur. Jam, vërtet jam i lumtur këtu, andaj nuk kam arsye të largohem. Nuk dua të largohem”, ka thënë Drogba për BBC.

Related Posts: