Trajneri i Schalkes, Huub Stevens, mezi pret takimin e këtij vikendi në Bundesliga, kur skuadra e tij pret në shtëpi Bayernin e Munichut.
Holandezi është plot vetëbesim pas fillimit të mbarë të sezonit dhe mendon se nuk ka arsye ata të kenë frikë nga Bayerni.
“Vetëbesimi nuk mjafton për të mposhtur Bayernin. Rezultatet tona në ndeshjet e para kanë qenë të mira, por neve na duhet një qëndrueshmëri në lojën tonë”.
“Bayerni luan një futboll më ndryshe krahasuar me sezonin e kaluar. Ata bëjnë më shumë presion dhe ndërrojnë lojtarët më shpejt”.
“Por ne duhet të fokusohemi në aftësitë tona, se sa të shqetësohemi për kundërshtarin. Ne duhet të luajmë me kurajë dhe besim. Nuk kemi arsye të frikësohemi nga Bayerni. Frika ësh një e alarm i keq”, ka thënë Stevens.





