Xavi: Kemi mundur ta mposhtim Realin

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, beson se katalanasit kanë mundur të mposhtin Real Madridin përkundër faktit se ishin me një lojtar më pak në terren.

“Dy gabimet dhe kartoni i kuq ishin kyçe në humbjen tonë. Përkundër kësaj, u kthyem mirë dhe kemi mundur ta fitojmë Superkupën edhe me 10 lojtarë”.
“Ne luajtëm futboll të mirë dhe ishim besnik ndaj stilit tonë, përkundër faktit se na mungoi një lojtar. Në pjesën e dytë ne krijuam mjat raste për të fituar trofeun”, është shprehur Xavi.