Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shprehur pas tërheqjes së shortit të Ligës së Kampionëve se mbretërit janë të gatshëm për secilin kundërshtar në Grupin D të vdekjes.
Ronaldo i bëri këto komente në skenën e ceremonisë së ndarjes së çmimit të futbollistit më të mirë në Europë nga UEFA, ku ai ishte i nominuar, por nuk e fitoi pasi çmimi i takoi Andres Iniestas.
“Mendoj se jemi në grupin më të fortë, por ne jemi kampionët e Spanjës dhe jemi të gatshëm për t’u përballur me këdo”, ka theksuar Ronaldo.
Real Madridi bën pjesë në Grupin D bashk me Manchester Cityn, Dortmundin dhe Ajaxin.