Interi është kualifikuar në Europa League pas një rikthimi të disavantazhit ndaj Vasluit, teksa Liverpooli mezi arriti të kualifikohej ndaj Hearts në Anfield.
Interi mbeti me një lojtar më pak në teren kur Luca Castellazi u përjashtua (33’) dhe nga penaltia realizoi Stanciu (35’) për epërsinë e rumunëve të Vasluit.
Rodrigo Palacio barazoi, kurse Varela kaloi përsëri rumunët në epërsi (79’), para se Guarin t’i jipte fund dilemës me një gol në minutën shtesë për 2-2 dhe 4-2 pas dy ndeshjeve.
Liverpooli pas fitores minimale në transfertë me autogol, u kthye në Anfield me synimin për një goleadë. Sidoqoftë, ishin Hearts ata që në minutën e 84 i dhanë balanc sfidës për të dërguar në vazhdime. Sidoqoftë, Luis Suarez nuk lejoi vazhdimet kur realizoi (88’) për 1-1 në Anfield dhe rezultatin e përgjithshëm prej 2-1.
PSV, Rosenborg, Bordeaux, Lazio, Anzhi dhe Neëcastle janë ndër skuadrat e kualifikuara që nesër do të ndahen në short në grupet e tyre përkatëse për Europa League.






