Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, thotë se Bayerni i Munichut bëri mirë që shpenzoi 40 milionë euro për Javi Martinez, teksa është kurioz të shohë cilësitë e mesfushorit.
“Pse do të lija tërë ato të holla në llogarinë e klubit, kur ashtu kështu nuk kemi ku t’i shfrytëzojmë”.
“Unë jam kurioz për këtë blerje. Gjithmonë janë paguar shuma të tilla për sulmues, përderisa lojtarë defensivë vinin nga akademia. Kohërat duket se kanë ndryshuar”, është shprehur Beckenbauer për Bild.






