Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se Theo Walcott do të jetë lojtar i Arsenalit edhe pas të premtës, kur do të mbyllet afati kalimtar veror.
“Theo Walcott ka edhe një vit kontratë. Ne duam të rinovojmë kontratën e tij. Mendoj se Theo e do klubin”.
“Ai nuk është i fiksuar pas të hollave dhe ka dallim të madh në negociata”, ka theksuar francezi.
Walcott është kërkuar nga disa skuadra të mëdha evropiane të cilat tani mund ta harrojnë anësorin anglez.






