Mourinho futet në historinë e futbollit!


Me fitoren në finalen e Superkupës së Spanjës, kundër Barcelonës, Jose Mourinho është futur në historinë e futbollit, për arsyen që mund ta shihni më poshtë.
Jose Mourinho është bërë trajneri i parë në historinë e futbollit, i cili fiton katër Superkupa në katër shtete apo liga të ndryshme.
Ai këtë gjë e bëri me Porton në Portugali, me Chelsean në Angli, me Interin në Itali dhe së fundmi me Real Madridin në Spanjë.