Zubizarreta: Reali është klubi më i fortë në botë për tu mposhtur


Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka thënë se Real Madridi është klubi më i fortë në botë për tu mposhtur, që do të thotë kundër Real Madridit është më vështirë të luash se kundër çdo klubi tjetër në botë.
“Fillimisht unë dua të urojë Real Madridin për titullin e fituar. Rezultati i dy ndeshjeve, vjen me shumë gola. Dy klubet ishin të shkëlqyera, dhe superkupa u vendos nga detajet”.
“Është vështirë të luash kundër Real Madridit, kundërshtarit më të fortë në botë. Gjithashtu nuk është lehtë të luhet me një lojtar më pak”, tha Zubizarreta.