Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova ka thënë se klubi i tij duhet të vazhdojë të punojë, pasi kjo është vetëm pjesa fillestare e sezonit, pasi La Liga është më e rëndësishme.
“Pjesa e dytë ishte një pjesë ku ne sulmuam edhe pse ishim me një lojtar më pak. Sidoqoftë, kjo është njëra nga ditët me të cilat unë duhet të ndihem krenar, pas katër viteve të mia te Barcelona”.
“Dani Alves nuk ishte mirë dhe ne vendosëm që ai të mos luaj sonte. Nuk kemi dashur të rrezikojmë. Ne u befasuam me dy topa, për shkak të dy gabimeve. Madridi konkretizoi dhe shënoi”.
“Sidoqoftë, kjo nuk është pjesa kryesore e sezonit, ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Kemi të dielën ndeshjen në La Liga”.
“Unë e kam parë Busquetsin shumë të lodhur edhe pse ka bërë disa minuta të mira”, ishin fjalët e fundit të Vilanovas pas takimit.






