Milani ofertë për Matrin

Milani dëshiron të transferojë sulmuesin e Juventusit, Alessandro Matri.

Gazzetta dello Sport shkruan se pasi transferoi mbrojtësin e Villarrealit, Cristian Zapata, Milan tash është i gatshëm të harxhojë për një sulmues dhe Matri është në krye të listës.

Problem për Milanin është se Zapata nuk ka pasaportë evropiane, që do të thotë se ata do të duhet të largojnë ndonjë lojtar të huaj për të krijuar hapësirë për të nënshkruar me ndonjë lojtar si Edin Dzeko ose Carlos Tevez, që e shndërron Matrin në një opsion edhe më të përshtatshëm.