Conte suspendohet nga futbolli për 10 muaj

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është suspenduar për 10 muaj nga futbolli për lidhjen me skandalin e montimit të ndeshjeve.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Italiane e Futbollit.

Conte, i cili udhëhoqi Juventusin drejt titullit të kampionit të Serie A sezonin e kaluar, është akuzuar për shkak se nuk i ka informuar autoritetet për fiksimin e rezultateve në dy ndeshje në vitin 2010/11, kur ishte trajner i Sienës, aso kohe në Serie B. Ndeshjet në fjalë ishin kundër Novaras dhe AlbinoLeffe.

Ndryshe nga Conte, dy lojtarët tjerë të Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Simone Pepe, të dy janë liruar nga akuzat.