Bolt: Tash jam legjendë e gjallë

Usain Bolt e ka shpallur veten “atleti më i madh” që ka jetuar në këtë botë, pasi arriti t’i fitojë të dyja medaljet në vrapim në Olimpiadën Londra 2012.

“Unë jam legjendë e gjallë”, ka thënë ai pasi u bë njeriu i parë që me sukses i mbron të dy titujt, në 100 dhe 200 metra.

Para garës së mbrëmshme finale në 200 metra, atleti nga Xhamajka tha se do të provonte ta thyejë rekordin e tij botëror prej 19.19 sekondash.

“Isha i shpejtë por nuk isha në formë të mjaftueshme. [Por] Nuk jam i gatshëm të pensionohem. E dua këtë sport”, ka paralajmëruar Bolt.

“Tash jam legjendë e gjallë. Tash do të pushoj, do të qetësohem dhe do të mendoj se çfarë më pret në radhë”.

“Nuk e di se çfarë dua të bëj pas kësaj, a të vrapoj në 100 ose 200 metra ose të provoj diçka tjetër. Kam nevojë të gjejë një qëllim që do të më motivojë në gjërat e mëdha. Pjesën tjetër të sezonit vetëm do të kënaqem, pasi atë për të cilën erdha të bëj e bëra”, ka shtuar Bolt.

Njeriu më i shpejtë në botë përfundoi garën e mbrëmshme për 19.32 sekonda, vetëm 0.02 sekonda më pak se rekordi Olimpik i vendosur po nga ai katër vite më parë në Olimpiadën Pekini 2008. Pas tij në pozitën e dytë dhe të tretë përfunduan edhe dy atletë nga Xhamajka, Yohan Blake dhe Warren Weir.

Related Posts: