Borini i ngazëllyer me golin e parë për Redsat

Sulmuesi i Liverpoolit, Fabio Borini, është i ngazëllyer me golin e tij në fitoren 3-0 ndaj bjellorusëve të Gomel në Europa League.

“Ishte një ditë për t’u mbajtur mend. Tifozët ishin të mahnitshëm dhe atmosfera ishte e pabesueshme, vetëm për një ndeshje kualifikuese të Europa League. Të shënoja gol, po ashtu ishte e mahnitshme”.

“U ndjeva sikur ai ishte goli i parë që kam shënuar në gjithë karrierën time. Jam përpjekur të festoj siç kam bërë për golin tim të parë në Serie A”.

“Që kur kam nënshkruar, kam dashur të shënoj golin tim të parë sa më shpejt që mundet. E shënova këtu në Anfield, që ishte bukur, dhe tash dua të vazhdoj të punoj. Goli do të më ndihmojë të vazhdoj të adaptohem – golat gjithmonë ndihmojnë”, ka thënë Borini.

Related Posts: