Mancini: LK nuk është prioritet

Roberto Mancini ka deklaruar se Liga e Kampionëve nuk është prioritet për Manchester Cityn këtë sezon, dhe se skuadra e tij duhet të ruajë fokusin për të mbrojtur titullin e Ligës Premier këtë sezon.

“Caku jonë nuk mund të jetë Liga e Kampionëve. Caku jonë është të luftojmë për titullin dhe të kalojnë në fazën e dytë në Evropë. Dhe pas kësaj, do të shohim çfarë do të ndodhë në shkurt”.

“Por caku jonë duhet të jetë vetëm Liga Premier dhe Kupa FA. Sidoqoftë, pas Chelseat është vështirë për dy skuadra angleze ta fitojnë Ligën e Kampionëve për dy vite radhazi. Ne shpresojmë t’ia dalim më mirë, por gjithçka mund të ndodhë”, ka deklaruar italiani.