Bonucci shpreson për një sezon të suksesshëm

Leonardo Bonucci shpreson triumfi ndaj Napolit në Superkupën e Italisë të jetë vetëm fillimi i një sezoni të suksesshëm në Serie A për Juventusin.

“Ne duhet të sigurohemi që ky të jetë vetëm fillimi. Ne kemi një sezon të gjatë dhe shumë kërkues përpara nesh”.

“Mentalisht ndeshja ishte sfiduese për dy arsye. Për shkak të gjithë asaj çfarë ndodhi larg fushe me mua, dhe po ashtu për shkak të lundërtarëve të rrezikshëm në fushë”.

“Napoli na priste neve dhe mbase ne u lejuam atyre shumë hapësirë. Por ne u rikthyem. Por ky është Juventusi, një ekip që dëshmon se është më i mirë se të tjerët në fushë”, ka thënë Bonucci.

Juventusi do ta fillojë mbrojtjen e titullit në Serie A pas dy javësh me ndeshjen kundër Parmës.