Heynckes: Superkupa na forcon mentalisht

Jupp Heynckes mendon se fitorja 2-1 ndaj Borussia Dortmund në Superkupën e Gjermanisë do të forcojë bavarezët psikologjikisht.

Bayerni ka humbur pesë ndeshjet e kaluara kundër kampionit të Bundesligës, por golat nga Mario Mandzukic dhe Thomas Muller ishin të mjaftueshëm përballë golit të Robert Lewandoskit, për t’i dhënë fund kësaj serie negative.

“Është e qartë, ta fitojmë këtë ndeshje është një shtytje psikologjike. Mbi të gjitha ne deshëm të fitojmë edhe pse ishte një ndeshje e vështirë”.

“Veçanërisht në pjesën e parë ne luajtëm shumë mirë me një organizim shumë të mirë dhe një disiplinë të madhe. Ne kishim ca momente të mira kur sulmuam. Ne u inspiruam prej golave të hershëm”.

“Dortmund punoi shumë në pjesën e dytë dhe ne ishim jo aq mirë të organizuar dhe disiplinuar në mbrojtje. Ishte Superkupa, por ishte ende një ndeshje para-sezoni. Të dyja ekipet ende mund të përmirësohen”, ka thënë Heynckess.