Karanka: Reali i uritur për sukses

Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, është i kënaqur me përgatitjet e ekipit të tij për sezonin e ri, pas turneut të suksesshëm në SHBA.

“Me lojtarët që kemi në ekip, është shumë më lehtë të punohet dhe të arrijmë diçka së bashku. Ekziston shumë unitet në grup, ndërsa lojtarët janë ambiciozë e duan të vazhdojnë të kenë sukses në fushë”.

“Ne jemi shumë kompetitiv dhe gjithmonë ndjejmë nevojën për të shprehur veten në mënyrën më të mirë. Kur të fillojë kampionati, do t’u tregojmë njerëzve se çfarë mund të bëjë ky ekip”, ka thënë Karanka.