Di Matteo: Kemi besim te Torres

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, i ka dhënë përkrahjen e plotë Fernando Torresit dhe ai pret gola nga sulmuesit teksa Blutë po përgatiten për fillimin e sezonit të ri.

“Ai shënoi gola të rëndësishëm për ne sezonin e kaluar. Unë nuk dua të vë presion mbi të. Ne operojmë si ekip. Shpresoj se sulmuesit tanë do të shënojnë shumë gola. Por, ai nuk është i vetmi. Ne kemi Daniel Sturridge dhe dy mesfushorë që mund të shënojnë”.

“Torres e kemi blerë me atë çmim për shkak të asaj që ka bërë në të kaluarën. Ne kemi shumë besim në të”, ka thënë Di Matteo.