Hummels: Superkupa ndaj Bayernit, pa rëndësi

Mbrojtësi i Dortmundit, Mats Hummels ka hedhur poshtë vlerën e Superkupës së Gjermanisë ndaj Bayernit sot, duke pohuar se ndeshja është shumë herët para sezonit për të bërë ndonjë parashikim.

“Edhe nëse e fitojmë ndeshjen e gjashtë radhazi ndaj Bayernit, unë nuk do ta konsideroja sukses të madh. Kjo ndeshje nuk e ka vlerën e një ndeshje në Bundesliga. As ne, por as ata nuk janë në 100 përqindësh”.

“Do të jetë e pamundur të gjykojmë sa i rrezikshëm do të jetë Bayerni këtë sezon. Dortmundi në parasezonë një herë e fitoi Romën 4-0, por përfundoi në pozitën e 13-të. Ne kemi shitur Kagawan, por kemi marrë një lojtar tjetër të shkëlqyer, është Marco Reus, përderisa Gotze është i gatshëm për lojë. Unë nuk dua të flas për tituj, por së paku s’jemi më të dobët se sezonin e kaluar”, është shprehur Hummels.