Fiorentina fiton takimin hapës të Serie A

Takimi ndërmjet Firoentinas dhe Udineses që u zhvillua në Artemio Franchi ka shënuar fillimin e sezonit të ri 2012/2013 në Kampionatin italian. Këtë ndeshje e fitoi skuadra vendase me rezultat 2-1.

Maicosuel kaloi mysafirët në epërsi (28’) dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë. Stevan Jovetic arriti që në pjesën e dytë (67’) t’i barazonte shifrat dhe në fund të takimit (90’), i njëjti lojtar e realizoi golin e fitores.

Kampioni në fuqi, Juventus, sonte (e shtunë) zhvillon takimin ndaj Parmës në terren të vet.