Blutë kanë regjistruar fitoren e tretë radhazi në Ligën Premier. Ata e kanë mposhtur Newcastle Unitedin me rezultat 2-0.
Pas një ndërhyrjeje në Fernando Torresin në zonë, u akordua penalti në favor të ekipit vendas, të cilën e shndërroi në gol Eden Hazard (22’). Të njëjtit lojtarë ishin edhe kreatorë të golit të dytë.
Pas kombinimit me Hazard, ishte Fernando Torres ai që kësaj radhe e tundi rrjetin (45’+3). Në gjysmën e dytë të takimit të zhvilluar në Stamford Bridge nuk pati gola. Chelsea ka nëntë pikë të grumbulluara pas tri ndeshjeve.