Realizatori i golit të fitores të enjten në Camp Nou ndaj Real Madridit, Xavi, mendon se katalunasit do të mposhtin madrilenët edhe në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Bernabeu. “Ne filluam mirë, por shfaqëm edhe karakter për t’u kthyer në ndeshje përkundër rezultatit”.
“Ne kemi luajtur shumë mirë dhe ishte me rëndësi të fitojmë, pasi e dimë se çfarë duhet të bëjmë në Bernabeu”.
“Nëse luajmë njëjtë në Madrid, ashtu sikurse në Camp Nou, atëherë ne do ta fitojmë Superkupën. Valdes? Ai është portier profesional dhe portieri më i mirë që mund të kërkojmë për portën tonë”, ka thënë Xavi.