Enrique: Liverpooli të jetë si Barcelona

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jose Enrique, beson se ekipi mund të kopjojë stilin e lojës së Barcelonës nën menaxherin e ri Brendan Rodgers.

“Ekipi më i mirë në botë është shembulli më i mirë: Barcelona. Ju keni parë ndaj Real Madridit pak ditë më parë, se si ata e mbajnë topin në mënyrë fantastike dhe edhe kur e humbin, brenda katër sekondave e fitojnë përsëri”.

“Kjo është ajo që duam të bëjmë ne. Ne nuk mund të krahasohemi me Barcelonën, por po tentojmë të luajmë në atë filozofi. Ne kemi filluar të mësojmë dhe të mësojmë është mirë”, ka thënë Enrique.