Transferi i ri i Real Madridit, Luka Modric, është shprehur shumë i lumtur në prezantimin e tij me kalimin te klubi mbretëror spanjoll, duke thënë se ai mezi pret të luajë dhe të tregojë aftësitë e tij. “Jam shumë i kënaqur. Është nder i madh që të jem pjesë e klubit më të madh në botë. Unë dua të filloj që tani të stërvis dhe të luaj për Real Madridin. Mezi pres të luaj me ekipin. Kjo është sfida më e madhe për mua si futbollist dhe jam i sigurt se do t’i arrij synimet”.
“Synimi im i parë është të zë vend në formacion dhe për këtë duhet të punoj shumë. Do të jetë e vështirë, por jam i gatshëm. Sfida ime tjetër është të fitoj sa më shumë trofe me Real Madridin”.
“Unë kam stërvitur dhe kam punuar shumë gjatë verës, kam luajtur 25 minuta për Kroacinë. Shpresoj se do të më duhen disa ndeshje për të qenë plotësisht i përgatitur për të arritur nivelin më të lartë. Unë kam gjithçka që dua. Tani thjesht dua të kënaqem me futbollin dhe të përmirësohem për t’i ndihmuar ekipit të fitojë gjithçka. I jam falënderues Tottenhamit. Kam kaluar pesë vite fantastike. Nuk jam i hidhëruar, vetëm falënderues”, ka deklaruar Modric pas nënshkrimit të kontratës.