EL: Inter - Vaslui, Liverpool - Heart

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës e ka nxjerrë Interin përballë rumunëve të FC Vaslui, derisa Liverpooli është caktuar të përballet me skuadrën skoceze Heart në play-off të Ligës së Evropës.

Nerazzurrët eliminuan Hajdukun e Splitit me rezultat të përgjithshëm 3-2 për t’u kualifikuar në play-off dhe tash duhet të mposhtin skuadrën rumune për të arritur në fazën grupore.

Ndërkohë, Redsat u kualifikuan në play-off me rezultat të përgjithshëm 4-0 pasi mbrëmë mposhtën 3-0 skuadrën bjelloruse FC Gomel, me golat e Steven Gerrard, Fabio Borini dhe Glen Johnson.

Newcastle United do të luajë me skuadrën greke Artromitor, derisa turqit e Besiktas do të luajnë kundër holandezëve të Twente.

Ndeshjet e para zhvillohet më 23 gusht, derisa ato të kthimit më 30 gusht.