Sulmuesi shqiptar nga Mali i Zi është i bindur se skuadra kroate do të përmirësohet pasi ka siguruar vend në play-off të garës evropiane, ku do të ndeshet me sllovenët e Maribor.
“Ne jemi nën presion. Ne kemi luajtur vërtet keq, por e keni unifikuar ekipin. Ne kemi shënuar një fitore të vlefshme sonte që na garanton së paku pjesëmarrjen në Europa League, por kjo nuk është synimi jonë – ne duam të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve. Tash presim. Do të shohim se me kë do të luajmë dhe do të përpiqemi të kalojmë më tej”, ka thënë Beqiraj gjatë një prononcimi për faqen zyrtare të UEFA-së.
“Sigurisht se ne do të përmirësohemi – e kemi treguar këtë në këtë ndeshje. Në çdo ndeshje përpiqemi të përmirësohemi, andaj do të shohim”.
“Mendoj se edhe unë po përmirësohem. Ju e dini, kam nevojë për kohë për të kthyer formën, por shënova në dy ndeshjet e fundit, andaj jam i lumtur me këtë. Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi kualifikuar. Atmosfera brenda stadiumit ishte fantastike. Tash ne duhet të pushojmë mirë dhe të vazhdojmë më tej”, ka shtuar shqiptari.