“Do të vazhdoj të përpiqem ta ndihmoj Malagan. Ne jemi shumë të ngazëllyer dhe punojmë fuqishëm ditë pas dite për të arritur në Ligën e Kampionëve”.
“Ne kemi punuar mirë gjatë para-sezonit për të kompletuar një ekip të mirë. Ne vetëm mendojmë për Ligën e Kampionëve tash”, ka deklaruar kiliani në një konferencë për shtyp.
Malaga përfundoi në pozitën e katërt sezonin e kaluar, por është detyruar të shesë lojtarë si Santi Cazorla dhe Salomon Rondon, ndërsa në rrugë drejt largimit është edhe Joris Mathijsen.
Skuadra spanjolle është caktuar të përballet me Panathinaikos në play-offin e Ligës së Kampionëve.