Arsenali kërkon Tello dhe Afellay për Song

Arsenali ka hyrë në negociata serioze me Barcelonën për mesfushorin Alexander Song, por kërkesat e klubit nga Emirates mund ta bëjnë klubin katalanas të mendojë dy herë.

Barcelona është vërsulur në Londër për të nënshkruar me mesfushorin defensiv Song, ndërsa Arsenali po kërkon dy sulmuesit në formë shkëmbimi, Afellay dhe Tello.

Afellay dhe Tello nuk janë më të preferuarit e Tito Vilanovas dhe nuk do të ishte e befasishme të shohim këtë dyshe te Arsenali, pasi Barcelona po kërkon me ngulm një mesfushor klasi sikur që është Song.