Cesc: Nuk më pëlqeu sistemi i Guardiolës

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka pranuar se ai ka vuajtur për t’u adaptuar te Barcelona sezonin e kaluar për shkak të sistemit që aplikoi Pep Guardiola.

“Nën Guardiolën, unë kurrë nuk kam arritur të përshtatem me sistemin. Unë kam luajtur një stil tjetër futbolli dhe të marr përsipër aq shumë aq në kohë të shpejt ishte e vështirë, sepse të gjithë ishin të përshtatur”.

“Të luaj në qendër të mesfushës ishte vështirë për mua sepse kam nevojë për përshtatshmëri, pasi nuk jam i shpejtë në metrat e parë. Unë nuk po kërkoj asgjë, por kjo është mënyra e lojës time. Është e vërtetë se jam pak anarkik, por ky është stili im. Disa njerëz komentuan se kam luajtur keq sezonin e kaluar, duke përfshirë këtu edhe Guardiolën”.

“Ishte gabimi im, pasi tentova të jem dikush që sjam, nuk jam Xavi, Iniesta ose Thiago. Unë jam unë dhe kam nevojë për përshtatshmëri, që të luaj më shumë”, ka deklaruar Fabregas për Marca.