Wenger: Van Persie duhet të qëndrojë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mbetet i përkushtuar që të mbajë në ekip Robin van Persien dhe ka pohuar se nuk ka zhvillime sa i përket situatës së sulmuesit.

“Nuk ka lajme për Van Persien, tifozët tanë duan që ai të qëndrojë dhe kështu mund të kuptoni se ata mezi presin sezonin e ri”.

“Nëse do të thosha diçka për të, do të ishte gënjeshtër, pasi ai është lojtar i joni dhe nuk ka asgjë të re. Robin shënoi 30 gola sezonin e kaluar dhe duam të mbajmë lojtarin tonë më të mirë. Ai ishte lojtari i vitit në Angli. Ne duam ta mbajmë. Nuk mund t’iu them më shumë, pasi nuk di asgjë më shumë”, ka thënë francezi.