Nga Musa Lamallari (Tim Shkupi)
![]() |
| Musa Lamallari |
Që nga titulli mund të kuptoni se fjala është për një borxh. Ndaj ky tekst nuk e trajton Kim Mehmetin si shkrimtar, por “si publicist, si analist, si baba, por para së gjithash, një zë i vetëm i arsyes dhe ndërgjegjies,
që flet ashpër por edhe me përmbajtje se çfarë drejtimi duhet të marrin shqiptarët në politikë sot”. Kështu kam shkruar për Kim Mehmetin në kohën kur u pushkatua barbarisht Harun Aliu, kur haptazi vetë Kim Mehmeti pat deklaruar në një TV, “më nuk jam me BDI-në dhe Ali Ahmetin”, kurse mua që atëherë më pat pëlqyer artikulli me titull ”Atdheu që të ekzekuton”
Pra, Kim Mehmeti, atëherë tregonte shqetësimin e tij si njeri e si shkrimtar, për pozitën e tij si baba, pasi ai vetë me të birin e tij jetojnë në atdheun ku regjimi i vret njerëzit e vet pa i gjykuar...
Njerëzit e pendës, që dijen e shfaqin në emër të Zotit, kurrë nuk do të pranojnë që dija dhe puna e tyre të jenë instrument për të kënaqur epshin e tyre. Në këtë synim, njeriu i pendës, që lufton për interesin e gjithmbarshëm të shoqërisë, nuk ka dallim nëse ai është çifut, i krishter ose musliman. Me rëndësi është ideali i shkrimtarit, ku përmes pendës së tij të shndrrohet në zë të masave të shoqërisë së revoltuar nga tirania e sunduesve të poshtër.
Shpesh shkrimtarët dalin në ballë, u prijnë situatave, siç patën rastin shqiptarët në Kosovë me shkrimtarin Ibrahim Rugova. Por, shpesh ndodh që shkrimtarët të përkrahin ndonjë grup, të gabojnë në vlerësime për situata të ndryshme, por munden pahiri edhe ta qëllojnë dhe të kënaqen me klasën sunduese. Ne kemi edhe Ismail Kadarenë, që kurrënjëherë nuk ia ka qëlluar në vlerësime politike: as kur doli UÇK në Kosovë, as në paqe, as për shqiptarët e Maqedonisë. Por, Ismail Kadare mbetet shkrimtar i lexuar nga ata që preferojnë të lexojnë romanet e tij. Nëse ka gabuar Ismail Kadare një herë, Arben Xhaferi si politikan gabimet i ka pasur në gjen, kurse tani ky gjen kreu masturbimin e atdhetarizmit të tij të dikurshëm shumë turpshëm në prehërin e Cërvenkovskit. Këta shkrimtar janë pasues të epshit përmes pendës së tyre, ndaj Allahu nuk ua mundëson të mbesin faqebardhë me masat.
Çfarë lidhje kanë të gjitha këto se kush duhet t’ia kthejë borxhin Kim Mehmetit. Edhe unë bëj pyetje: Çka ka të përbashkët emri i Veton Surroit me disa procese në Maqedoni? A thua, kur shkruan Veton Surroi, e thotë: “Në ty kam besim, i nderuar ambasador, por në Hashimin jo”. Kjo tregon marrëzinë e tij se asgjë s’ka njerëzore tek ai, as kombëtare. Paramendo, nëse Hashimi i thotë ambasadorit Dell, me Ty pa TY, unë fitoj, kam votues që japin kokrra për mua, kurse Veton Surroit dua t’i ndihmoj, por ai s’ka kokrra, se preferojnë shqiptarët, është i shkëputur me realitetin e shoqërisë shqiptare më keq se Isa Mustafa.
Përdornie logjikën deduktive dhe dilni në pozicionin e ambasadorit Dell, do të shihni se edhe ju do të doni të jeni të afërt me personin më të fortë, më të sinqertë dhe jo me ndonjë si Veton Surroi. Pse e them këtë? Sikur ambasadori Dell t’i thoshte Veton Surroit, as unë s’kam besim në Hashimin, por ky është realiteti, kurse ne si amerikanë e pranojmë, atëherë edhe ti duhet ta pranosh, ngase vetëm përmes tij mund të bëhesh president. Më i sinqertë është ambasadori Dell se sa magnati ynë kuaziborgjez në rënie, Veton Surroi.
Ku është në këtë lojë Kim Mehmeti? Kush i ka borxh atij në Maqedoni? Me mbylljen e Velija Ramkovskit, Kim Mehmetit iu mbyll një gazetë “Koha e Re”, juridikisht ai s’ka qenë në menaxhimin e kësaj gazete, njëjtë sikurse që nuk figuron juridikisht edhe Veton Surroi se drejton gazetën “Koha Ditore”, por gjithë e dinë se ai është “boss” dhe fjala e tij shkon aty, ani pse drejtohet prej të tjerëve. Disa fjalime, shkrime të përhapura në internet se Kim Mehmeti është në rrezik, ka kërcënime, vërtetë janë “fora të killafta”, por kjo krijon edhe huti ndër njerëzit e painformuar se çdo fjalë që shkruan Kim Mehmeti, i vjen nga një kërcnim me telefon nga Ali Ahmeti. Pra, për Kim Mehmetin, “një fjalë (është) një lirë”. Çfarë është e tepërt, e tepërt është, s’ka asgjë të vërtetë, por nga këto spekulime ekziston një cak, që është dominimi në opinion, eleminimi i të tjerëve në treg mediatik, sidomos sigurimi i pozitave të reja nesër me ndonjë qeverisje ku nuk do të jetë aty Ali Ahmeti. Sjelljet e këtilla nga kushoqoftë kanë një qëllim: të mbahet Maqedonia me këtë sistem, siç është, të përjashtohet debati i vërtetë politik, që nuk e dërgon ujin në mullirin e sitemit unitar?
Dallim është i madh te shkrimtarët në Maqedoni. Ka shkrimtarë të afërt me pushtetin, ka që e kritikojnë pushtetin, ka disa që janë “kodoshë”, por ka edhe të guximshëm, ku shkrimin, idealin e tyre, se për çka shkruajnë, angazhohen, nuk e lidhin me të përditshmen, me interesin personal, gjithashtu ka edhe aso shkrimtar që kanë ambicie, preferojnë të jenë kudo, sidomos kur librat e tyre nuk shiten as nga 200, 300 copë, aq sa është edhe botimi i tyre.
Në këtë betejë të jem kudo, të flitet gjithçka, vetëm që të jem prezent, Kim Mehmeti qëndron më së miri nga të gjithë shkrimtarët në Maqedoni, pothuajse është VIP, por lider kurrë s’mundet të jetë, i mungojnë shumë sende, por një më kryesorja, s’ka qejf ta prish reahtllikun e vet, “oazën” e paqes së tij në kullë, ngase vetëm ai ka fëmijë, e të tjerët s’kanë. Ndaj është mirë të kursehet nga fjalori se dikush po e kërcnon, akoma më mirë të kursejë veten me lajme spekulative në interes të biznesit të tij mediatik. Nuk është patjetër Kim Mehmeti të jetë gjithkundi dhe të del në fund se nuk është askundi, por përfolja e emrit të tij, sikundër edhe përfolja e vipave, sjell interesimin se për Kim Mehmetin flitet.
Nëse Kalosh Çelikun, si shkrimtar, sot e kemi në rol të shajë sa më shumë minaret e xhamive, të ofendojë shqiptarët, që nuk pijnë raki, nuk mendojnë si ai, që vet ëndrron të shndrrohet në ndonjë Selman Ruzhdi, pasi si njeri është i falimentuar materialisht, por edhe moralisht, jeton me mendimin se do të jetë i preferuari i regjimit nga jashtë, siç ka qenë çdoherë, të jetë në listën e të paguarve tek Ministria e Kulturës me shtëpinë e tij botuese “Asdreni”. Vetëm në Maqedoni, mund të bëhesh vetë botues, vetë shkrimtar, vetë mund të vetëshpallesh patriot, pasi vetëm në Maqedoni njërëzit me interese të dynjallikut janë të shkëputur nga realiteti i shoqërisë shqiptare.
Kim Mehmetin, së paku, nuk e kemi kështu, një shkrimtar si Kalosh Çeliku. Ai është në luftë me regjimin, me njerëzit e tij, por që janë yje të tij të dikurshëm, ndaj ai nuk mund ta paramendojë se si ylli i tij, Ali Ahmeti, është aq naiv përpara Nikolla Gruevskit, s’mund ta besojë si mundet partizani marksist-leninist Ali Ahmeti të jetë shumë kooperues me ultratëdjathtin fashist, Nikolla Gruevskin, duke i harruar të mirat e Brankos. Ndaj ftesa “nga destruktivi” i Brankos, Menduh Thaçi, është e hapur edhe për Ali Ahmetin “to join the club” për një mashtrim tjetër të radhës në Maqedoni. Megjithatë, Kim Mehmeti mbetet në treg, di të luajë, pothuajse një kohë të gjatë luan shumë mirë futboll, dhe si yll me përvojë, çdoherë imponon ofertën e vet tek ekipet që kanë ambicie të reja në ndonjë sezon vjeshtor apo pranveror.
Kurse lajmi i shkrepur disa ditë më parë “Kim Mehmeti kandidat për kryetar të Shkupit?” nuk është asgjë tjetër veçse një ofertë tjetër e imponuar nga ai, që do të thotë: akoma luaj, jam po ai, kur kam qenë me Veton Surroin, kam marrë edhe çmimin e tij Rexhai Surroi, kam një dribling të mirë me Fërçkovskin, Cërvenkovskin, pasi me Vladimir Milçinin i kemi mësuar këta dy “debila” si bëhet politika dhe si duhet të sillesh me shqiptarët, jam i pari që kam kritikuar mikun tim Alitin e PPD-së në favor të Arben Xhaferit, Mendu Thaçit, jam unë Kim Mehmeti me Teuta Arifin, të vetmit që kemi përkrahur Rufi Osmanin në ditën e Flamurit, jam unë që hapatazi u rreshtova në ushtrinë e Ali Ahmetit, jam unë, e kam emrin Abdul Hakim, krejt shqiptarët “vehabi”, dyfytyrsha, që rrehën pleq si Eshtref Aliu në xhami, janë me mua, nuk janë në burg. Nga kjo lirisht mund të themi se gjithë këta i kanë borxh Kim Mehmetit dhe duhet ta përkrahin të jetë kandidat për Shkupin. Le ta provojnë të gjithë së bashku dhe të mbyllet kapitulli i Kim Mehmetit në Maqedoni?
Në qoftë se këta janë krejt me zemër dhe shpirt për Kim Mehmetin, siç ka qenë ky për ta gjatë këtyre viteve, është e moralshme dhe punë e sinqertë që këta t’ia kthejnë borxhin Kim Mehmetit, kurse unë nga Londra them se Shkupi mund të fitohet lehtë, në emer të vëllazërim-bashkimit me shkijet e LSDM-së, që Kim Mehmeti nuk e fsheh, por e thotë haptazi se i ka shokë të moçëm, shokë të ndejave, muhabeteve matanë urës. Amani, ju lutem, dilni bëhuni bashkë krejt dhe vetëm rrëzoni “putat” e Gruevskit se sytë po m’i vrasin saherë që e vizitoj Shkupin.
Por ekziston një diçka tjetër në këtë hesap, një hendikep, por nuk jam i obliguar të flas për këtë hendikep, mund t’ua jap disa germa të alfabetit shqip të Manastirit: SHRSHSH. Tjerat mendoni vetë se ku kanë rënë të gjitha laviret e interesit të dynjasë?






