25-vjeçari iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2011 nga Hamburgu, mirëpo ka bërë vetëm katër paraqitje nën drejtimin e Antonio Contes.
“Ai ka kaluar ekzaminimet mjekësore, mirëpo sot (e diel) nuk do të ketë kohë për nënshkrimin e kontratës”, ka thënë për Bild drejtori i Werderit, Klaus Allofs.
Klubi gjerman pritet të paguajë rreth 5.5 milionë euro, ndërsa Elia do të nënshkruajë deri në vitin 2016.





