Strategu spanjoll mendon se me përforcimet, si Javier Arizmendi, Antonio Lopez, Javi Marquez dhe Ruben Mino, skuadra e tij do të jetë shumë konkurruese në sezonin e ri.
“E kam skuadrën më të mirë në La Liga. Lista e përforcimeve nuk ka përfunduar ende, por jam shumë i lumtur me ata që kemi, sepse mund t’i bëjmë skuadrat tjera të vuajnë, njësoj si Real Madridi dhe Barcelona”, ka thënë Caparros për Marca.
Përkundër ardhjes së këtyre lojtarëve, trajneri dëshiron edhe një qendërmbrojtës dhe një sulmues.





