Deschamps trajner i Francës

Didier Deschamps është caktuar si trajner i ri i kombëtares se Francës – thuhet në një komunikatë për media të Federatës Franceze të Futbollit.

Ish-trajneri i Olympique de Marseille zë vendin e Laurent Blanc, i cili u largua pas dështimit në Kampionatin Evropian.

Nuk janë dhënë detaje rreth kohëzgjatjes së angazhimit të 43-vjeçarit, por pritet që ai së paku t’i drejtojë Les Bleus deri në Kampionatin Botëror të vitit 2014.

Karrierën si trajner Deschamps e filloi te Monaco në vitin 2001, ndërsa e ka drejtuar edhe Juventusin dhe Marseillen.

Ndërkaq, si futbollist ai ka luajtur për Nantes, Marseille, Juventus, Chelsea dhe Valencia, ndërsa me përfaqësuesen e Francës është shpallur kampon i botës (1998) dhe Evropës (2000).