ANI JAUPAJ
Home »
» Pse i the që të thashë? Sa kushton një kopertinë, të lutem?
Pse i the që të thashë? Sa kushton një kopertinë, të lutem?
Pse i the që të thashë? Sa kushton një kopertinë, të lutem?:
Elsa Lila kishte ardhur nga ai vendi i ri, ku jeton së fundmi. Madagaskari! Atje ku gjeti të shoqin në një aventurë përrallash nënujore, ngjizi ndoshta të bijën, e ku aktualisht po jeton. U mor vesh sakaq nëpër njerëz revistash e gazetash e i hynë punës për të siguruar faqen e parë, kopertinën (në fakt më shumë revistat se aty fotografia të nderon, jo bardhë e zi kot më kot). Siç ndodh përherë! E në fakt, meqë Elsën nuk e kemi parë e s’dimë se ç’bëhet me të pas lindjes së të bijës, Evitës, domosdo që do bëheshim kureshtarë. Ishte e gatshme! Vetëm kishte disa probleme fare të vogla teknike! Jo punë fotosh, grimi, fustanesh e kështu gjërash. Jo, ato ishin të zgjidhura, duheshin vetëm lekët. 5 mijë kokrra eurosh! Aq të ketë harxhuar Elsa për gjithë shërbimet që përmendëm?! Nuk dimë, ajo aq
kërkon. Jo po të paktën Soni Malaj e kishte më pak! Ja kiameti 2 mijë… Që të sqarohemi, ky është çmimi që një revistë duhet të paguajë për të pasur Elsa Lilën në kopertinë ose, në rastin e dytë, Soni Malajn. E keni ndjekur në media konfliktin mes Soni Malajt dhe kryeredaktorit të revistës “Shqip”, Arjan Konomit? Është për të njëjtën çështje (dëgjohet shpesh, sa herë flitet për këtë çështje, që njerëzit thonë more po si ishte puna e atyre të dyve që u zunë. S’keni faj që nuk e kuptoni!), sado që ai nuk pretendon se ka shkruar për Sonin, ka bërë një portret të paautorizuar, siç mund ta bëjë kushdo, pavarësisht shifrave që mund të shënojë gjithsecili në faturë. U bë kohë që Soni kishte vendosur çmime, po aq kohë sa ka me Mirkon, të shoqin. Mbase ka menduar që mund të funksionojë më mirë me metoda europiane, spanjolle. Por fakti është që pas këtyre rregullave të reja, askush nuk e pa më Soni Malajn nëpër kopertina revistash. Ndokush mund edhe të ketë paratë për t’i paguar, por sa ia vlen? Mbi ç’kritere i vendosin çmimet?! A e dinë që 300-lekëshi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë?! Pavarësisht se nuk mohojmë asnjërin nga shpenzimet që “heqin” të gjithë për shërbimet e bukurisë. Ka edhe alternativa të tjera nëse nuk e kanë çuar nëpër mend; të mos pranojnë (ky
është një diskutim tjetër pastaj, që vlen të trajtohet më vete, por përpara krizës së tanishme të parave mund ta shohin si alternativë). Tek e fundit, asnjëri nuk do mërzitej aq, të paktën jo aq sa të paguajë 5 mijë euro, apo sado qofshin. I njëjti frymëzim paskësh kapur do kohë më parë, atëherë kur njerëzit ende s’i kishin fshirë nga kujtesa Nedën me Ogrenin. S’ju kujtohen? Ok, s’po humbisni ndonjë gjë të madhe…, jo se brenda temës së mëparshme ishim, thjesht janë ca njerëz të tjerë. Natyrisht që me ta nuk e zgjati askush telefonatën deri te pazari…
ANI JAUPAJ
ANI JAUPAJ





