Përse është e nevojshme ndërhyrja e shtetit në ekonomi?

Shteti duhet të ndërhyjë në ekonomi pikërisht për shkak të “dështimeve” të tregut. Me “dështime” të tregut do të kuptojmë të gjitha papërsosmëritë e mekanizmit të tregut, që pengojnë arritjen e rezultateve optimale. Kur flasim për rezultate optimale të pritura nga shoqëria, kemi parasysh para së gjithash:

Së pari, alokimin optimal të burimeve, pra edhe sigurimin e një strukture optimale të produktit të prodhuar.

Së dyti, sigurimin e drejtësisë në shpërndarje.

Së treti, përdorimin e plotë të burimeve (punëzënie e plotë) dhe stabilitet çmimesh.