Si ndikon qeveria në zgjidhjen e çështjeve kryesore që lidhen me problemin ekonomik themelor?

Përmes instrumenteve të tillë si taksat, shpenzimet qeveritare, aktiviteti kontrollues e rregullues, qeveria (duke nënkuptuar me qeveri të gjitha strukturat shtetrore) ndikon në zgjidhjen e çështjeve kryesore që lidhen me problemin ekonomik themelor: çfarë të prodhohet, si të prodhohet dhe për kë të prodhohet.