Çka është gramatika ?

1. Tërësia e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë dhe të lidhjes së fjalëve në fjali. Gramatika dhe leksiku. Gramatika e gjuhës shqipe. Rregullat e gramatikës. Studioj (zotëroj, njoh) gramatikën e një gjuhe.
 
2. Degë e gjuhësisë që studion këtë tërësi rregullash (ndryshimin e trajtave të fjalëve, ndërtimin e togfjalëshave e të fjalive) dhe që përbëhet nga dy pjesë - nga morfologjia e sintaksa. Gramatika shkencore (historike, krahasuese). Gramatikë normative (përshkruese).
 
3. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Gramatika e shkollave pedagogjike (e klasës së pestë). Libri i gramatikës. Provimi i gramatikës. Bleu gramatikën. U botua një gramatikë e re.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm,shqip,eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane, gramatika,gramatike,gramatikat,

Related Posts: