Spanja është favorite për të fituar në Euro 2012, por legjenda argjentinase pohon se pas fitores ndaj Gjermanisë, italianët duken mjaft të frymëzuar për triumf.
“Kush do ta kontrollojë mesin e fushës do ta fitojë ndeshjen”.
“Për herë të parë ekipi spanjoll duket i mposhtshëm, sepse italianët kanë vetëbesim dhe janë të frymëzuar”.
“Mirëpo, të mos nënvlerësojmë krenarinë e lojtarëve kampionë bote, si Iniesta, Casillas, Xabi Alonso, Xavi, Ramos dhe dëshirën e tyre për të fituar një turne të tretë të paparë kombëtar radhazi”, ka shkruar Maradona në kolumnën e tij në Times of India.