Schuster: Spanja ka pasur shumë fat

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, mendon se arritjet e Spanjës në Euro 2012 janë bazuara edhe në fat.

Furia e Kuqe është në kërkim të titullit të dytë radhazi të Evropës, ndërsa në finale arriti pasi e mposhti Portugalinë pas ekzekutimit të penaltive.

“Spanja ka pasur shumë fat. Nëse nuk ke fat, nuk fiton kurrë...”.

“Italia mbrohet mirë, Pirlo organizon gjithçka dhe e dirigjon topin atje ku dëshiron. Ata kanë po ashtu bankë të mirë rezervë dhe e kryejnë punën e tyre”.

“Megjithatë, asnjë skuadër nuk mund t’ia marrë posedimin e topit Spanjës”, ka thënë strategu gjerman për Onda Cero.