Dy lojtarët e Barcelonës nuk mundën të marrin pjesë në turneun evropian për shkak të lëndimeve, mirëpo nuk do të mungojë mbështetja morale për bashkëkombësit e tyre ndaj Italisë.
“Jemi të lumtur për ardhjen e Puyol dhe Villa... Është shumë pozitive që ata na janë bashkuar dhe ne e vlerësojmë këtë”, ka thënë trajneri Del Bosque për Marca.