Barca, rritje drastike të biletave për El Clasico

Barcelona ka rritur drastikisht çmimet e biletave për El Clasicon ndaj Real Madridit që zhvillohet më 7 tetor të këtij viti.

Blaugranët kanë implementuar vendimin për biletat më të shtrenjta në histori të derbit më të madh në botë, pasi tifozët do të duhet të paguajnë 12.5 % më shumë, apo deri në 300 euro për një biletë. Bileta më e shtrenjtë sezonin e kaluar ishte 265 euro.

Biletat për të gjitha ndeshjet e Barcelonës në Camp Nou janë vënë zyrtarisht në shitje të enjtën në mëngjes.